Zvicra fut në listën e zezë Shqipërinë, heq Serbinë

Jet d’eau fountain in Geneva, Switzerland


Konfederata e Zvicrës ka përditësuar listën e shteteve, të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19. Sipas autoriteteve helvetike, që nga 20 gushti në listën e zezë janë shtuar 12 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo nënkupton që shtetasit shqiptar dhe të vendeve të tjera të listuara, privohen nga lëvizja e lirë drejt Zvicrës dhe anasjelltas.
Qeveria e Bernit vlerëson se në bazë të raportit epidemiologjik 6 shteteve të tjera u hiqen kufizimet, në mesin e të cilave edhe Serbisë. Kjo nënkupton që pas dy ditësh, mërgimtarët tanë, të cilët jetojnë në Zvicër por janë me prejardhje nga rajonet në administrim të shtetit serb, mund të vijnë lirshëm në vendlindjen e tyre për pushime të verës, pa pasur nevojë për PCR test negativ apo karantinë 14 ditore.
Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button