Zyrtare, Kukurelja kalon te skuadra londineze

Mbrojtësi i talentuar Mark Kukurelja është lojtar i ri i Çellsit, pas informacionit të publikuar nga gazetari i njohur sportiv dhe specialisti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Ish-kampioni i Evropës dhe i Anglisë do t’i paguajë Brajtonit 62 mln euro për mbrojtësin dhe Kukurelja nesër do të shkojë në Londër, për ekzaminime mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare.

Man. Siti tentoi më parë të merrte Kukureljën, por Çellsi arriti t’ua rrëmbejë atë “qytetarëve”, të cilët nuk donin të ofronin më shumë se 50 milionë euro për shërbimet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button