Zyrtare, mësohet se ku zhvillohet sfida Liverpull-Lajpcig

Ndeshja e kthimit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Liverpul-RB Lajpzig, do të luhet në Budapest. Kjo si shkak i kufizimeve të pandemisë në Gjermani dhe Angli, në lëvizjet e ndërprera mes këtyre dy vendeve prej variantit britanik të koronavirusit.

 

UEFA ka zgjedhur këtë fushë asnjanëse, ku skuadrat në fjalë u përballën edhe në “aktin” e parë të këtij raundi. Në të njëjtin stadium, “Pushkas Arena”, gjermanët do të mundohen të “kthehen në jetë”, duke e nisur nga disavantazhi 2-0 i sfidës së parë, vulosur më 16 shkurt në kryeqytetin hungarez. Mision thuajse i pamundur përballë Jurgen Klopp dhe ekipit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button