Zyrtare, NBA nis sezonin e ri më 22 dhjetor

Sezoni i ri në NBA do të fillojë më 22 dhjetor, pasi që Shoqata e basketbollistëve të NBA-s, e pranoi propozimin drejtuesve të ligës. Në sezonin e rregullt, secila skuadër duhet të luajë 72 ndeshje dhe Play Off do të duhet të përfundojë në mes të korrikut, para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios.

Drafti i NBA do të mbahet më 18 nëntor, dhe do të pasohet nga një periudhë negociatash dhe nënshkrimi i kontratave me agjentët e lirë. Stërvitjet do të nisin më 1 dhjetor, para se sezoni të fillojë më 22 dhjetor, ku Los Anxhelos Lejkers është kampion aktual.

LEXO EDHE:

Back to top button