Zyrtari ukrainas: Prej më shumë se një viti, Rusia po konsideron zëvendësimin e Putinit

Zyrtari ukrainas: Prej më shumë se një viti, Rusia po konsideron zëvendësimin e Putinit

Kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës (HUR), Kyrylo Budanov deklaroi se Rusia ka konsideruar zëvendësimin e diktatorit Vladimir Putin për më shumë se një vit.

“Opsionet për transferimin e pushtetit janë shqyrtuar dhe janë duke u shqyrtuar për më shumë se një vit, por ato nuk mund të marrin një vendim”, tha ai.

Budanov sugjeroi se një “grusht shteti” mund të ndodhte në Kremlin, por nuk do të vihet re publikisht, shkruajnë mediat e huaja.

“Më së shumti do të thonë se dikush ka vdekur nga një atak në zemër, apo dikush është arrestuar sepse doli të ishte agjent i inteligjencës britanike, siç ishte në vitet ’30, ju kujtohet? E gjithë kjo ka ndodhur më parë, ” theksoi shefi i HUR.

Sipas tij, elitat ushtarake dhe politike të Rusisë tashmë po diskutojnë kandidatët për pasardhësin e Putinit dhe ka më shumë se një. Ai nuk pranoi të përmendte emra konkretë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është shprehur më herët se elita ruse ka filluar të largohet nga Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button