Zyrtari ukrainas: Rreziku i katastrofës bërthamore në Zaporizhzhia po rritet çdo ditë

Zyrtari ukrainas: Rreziku i katastrofës bërthamore në Zaporizhzhia po rritet çdo ditë

Rreziku i katastrofës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, i pushtuar nga trupat ruse, po rritet çdo ditë, sipas kryetarit të qytetit ku ndodhet objekti.

“Ajo që po ndodh atje është terrorizëm i drejtpërdrejtë bërthamor”, i tha Dmytro Orlov agjencisë së lajmeve AFP. “Ajo mund të përfundojë në mënyrë të paparashikueshme në çdo moment.”

Centrali, i cili është më e madhja në Evropë, u kap nga ushtarët rusë në ditët e para të pushtimit dhe që atëherë ka mbetur në vijën e frontit. Këtë javë objekti është vënë nën sulm në mënyrë të përsëritur, me Kievin dhe Moskën që fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e rrezikshëm. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button