Zyrtarisht, Van Dajk vazhdon bashkëpunimin me Liverpullin

Skuadra e Liverpullit përmes rrjeteve sociale ka njoftuar opinionin se ka nënshkruar kontratë të re me mbrojtësin, Virgxhill Van Dajk. Ky i fundit ka firmosur kontratë të re që e mban atë brenda klubit “The Reds” përtej sezonit 2024/25.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Ka shumë emocione këtu dhe derisa flas për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Të vazhdojë me klubin edhe për dy vite, është e mahnitshme dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Van Dajk.
Mbrojtësi holandez ishte transferuar në “Anfield” nga Sauemptoni në janar të vitit 2018. Ai ka bërë 314 paraqitje deri sot, duke shënuar 27 gola./Indeksonline/