Zyrtarizohet Manxhukiq, merr numrin e “mallkuar”

Milani ka zyrtarizuar si blerjen e merkatos së dimrit. Në shpatullat e tij, për më tepër, ai duhet të mbajë numrin 9, atë të mallkuarin te “kuqezinjtë”. Pas Pipo Inzagi, shumë e kanë veshur, por askush nuk ka arritur të lërë kujtime të pashlyera. Nga Pato te Lapadula, nga Destro te Piatek, nga Matri te André Silva, nga Luiz Adriano te Torres dhe Higuain. Varet nga Mario, që ta prishë këtë tabu.

Nëse shoh një partner në nevojë, kthehem ta ndihmoj. Nuk ka asnjë mënyrë që të rri pa lëvizur për 90 minuta. Kur fiton, duhet të kesh inteligjencën për t’u kthyer mbrapa e ruajtur rezultatin. E urrej t’i shoh lojtarët të ndalen në mes të fushës. Edhe nëse je sulmues, duhet të kthehesh e ta ndihmosh skuadrën dhe shokët e skuadrës. Ne, sulmuesit, nëse shënojmë, kemi bërë vetëm detyrën tonë, por duke sakrifikuar në detyra të tjera, atëherë përfaqësojmë një vlerë shtesë në skuadër.

Besoj se të gjithë duhet ta sakrifikojnë veten për fanellën. I kam bërë vend vetes në çdo tifozëri sepse kam luajtur në fushë me të njëjtin pasion si secili prej tyre. Tifozët na gjykojnë, ata janë aty për fanellën. Unë e respektoj fanellën që vesh, sepse është ajo që më ushqen. Është si një familje; jam i gatshëm ta mbroj familjen time nga çdo gjë,” tha mes tjerash Manxhukiq.

LEXO EDHE:

Back to top button