​Johnson: I shqetësuar për dhunën në Irlandën Veriore

Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi dhunën që shpërtheu përsëri në rrugët e Irlandës Veriore pasi një autobus u rrëmbye dhe u dogj.

- Advertisment -

Deklarata e tij vjen pas disa net trazirash mes komuniteteve të vendit lidhur me çështjen Brexit dhe shkeljeve të pretenduara të rregullave kundër të koronavirusit nga Sinn Fein në funeralin e republikanit, Bobby Storey.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për dhunën në Irlandën e Veriut, veçanërisht sulmet ndaj atyre që mbrojnë publikun dhe bizneset, sulmet ndaj shoferit të autobusit dhe sulmin ndaj një gazetari”, shkroi Johnson në Twitter.

“Mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut, jo dhunës së krimit”, shtoi Johnson.

Kryeministrja irlandeze Arlene Foster dënoi sulmin në Twitter, duke thënë: “Nuk ka justifikim për dhunën. Është e gabuar dhe duhet të ndalet”.

LEXO EDHE:

Back to top button