​Berlusconi largohet nga spitali pas kontrollit rutinor

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u largua sot nga spitali “San Rafaele” në Milano, ku ai u shtrua për një kontrolle rutinë të hënën, konfirmoi për Reuters një burim nga partia e tij Forza Italia.

Në një deklaratë të botuar më herët sot, Forza Italia njoftoi se politikani 84-vjeçar, i cili u shtrua në spital në Monako në janar për shkak të problemeve të zemrës, u shtrua në spital për vëzhgim dhe rregullim të terapisë që po merrte.

Reuters raporton se për shkak të shtrimit në spitalin “San Rafael”, ish-kryeministri nuk mund të merrte pjesë në seancën dëgjimore në gjykatën në Milano këtë mëngjes në lidhje me çështjen në të cilën ishte përfshirë.

Shtatorin e kaluar, Berlusconi mbijetoi COVID-19, të cilin ai e përshkroi si sfidën më të rrezikshme në jetën e tij, dhe ai gjithashtu bëri një operacion në zemër në vitin 2016, si dhe kirurgji të kancerit të prostatës.

LEXO EDHE:

Back to top button