​Digjet një autobus në Fushë Kosovë

Një autobus është djegur pasditen e sotme në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Nga raportimet e para nuk bëhet fjalë për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia raportoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha shkurt zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button