​Sllovenët protestojnë kundër kryeministrit Janez Jansa

Protestat kundër kryeministrit slloven, Janez Jansa në rrugët e Lubjanës, shërbyen edhe si një kundërvënie ndaj përgatitjeve diplomatike sllovene për marrjen e presidencës së radhës të Bashkimit Europian.

”Mijëra njerëz nga partitë e opozitës dhe sindikatat u mblodhën në kryeqytetin slloven për të demonstruar kundër kryeministrit Janez Jansa”, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Kundërshtarët thonë se Jansa është përpjeur të mënjanojë mediet e pavarura të vendit, ndërsa ka shkatërruar, po sipas tyre, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Jansa është në detyrë që nga marsi i vitit 2020.

Qëndrimi i tij në pushtet ka qenë problematik, ndërkohë që përpjekjet e opozitës për ta dëbuar kanë dështuar.

Në këtë kontekst, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në vend, së bashku me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa për të ndihmuar Slloveninë në përgatitjet për presidencën e radhës të BE-së, që cilën Lubjana e merr më 1 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button