1 402 raste të reja me COVID dhe 29 humbje jete

Sërish numër i lartë i infektimeve në vendin tonë gjatë ditës së sotme. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 1 402 qytetarë nga 3 978 testime të kryera në total, ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 29 pacientë.
Ndërsa janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 629.233 testimeve, pozitive kanë rezultuar 131.424. Prej tyre, jetën e kanë humbur 3.810. Numri i rasteve aktive është 19.874.