1 i vrarë dhe 9 të plagosur nga të shtënat në paradën e universitetit të Tenesi

1 i vrarë dhe 9 të plagosur nga të shtënat në paradën e universitetit të Tenesi

Një person ka mbetur i vrarë dhe nëntë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën në paradën e Universitetit të Tenesit, sipas policisë në Nashville, raportojnë mediat amerikane.

Mes të plagosurve, askush nuk është në gjendje kritike, tha spitali lokal, raportoi ABC Neës.

Të shtënat kanë ndodhur mes dy grupeve të personave, ndërsa policia thotë se mes të plagosurve ka edhe kalimtarë.

Incidenti ndodhi në paradën e Universitetit të Tenesit, ku policia dhe zjarrfikësit ishin vendosur tashmë, dhe oficerët e policisë u përgjigjën shpejt pas të shtënave dhe ndihmuan të plagosurit.

Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje, tha policia e Nashville.

Motivet e të shtënave ende nuk janë përcaktuar.

LEXO EDHE:

Back to top button