1 Maji/ Boshatisen edhe Klinikat

1 Maji/ Boshatisen edhe Klinikat

Gazetare: Linda Ebibi

Ndërsa institucionet kanë mbyllur dyer për shkak të 1 majit dhe shumë qytetarë e shfrytëzojnë ditën për të pushuar e argëtuar, një pjesë e mjekëve janë të detyruar të punojnë. Megjithatë në krye të detyrës në këtë ditë jopune të angazhuar janë vetëm mjekë kujdestar. Dean Zdravkovski, mjek në Qendrën Urgjente tha se gjatë ditës së sotshme nuk kanë pasur fluks të shtuar të pacientëve. Ai gjithashtu apeloi qytetarët për kujdes të shtuar.

“Në Qendrën Urgjente sot  punojmë me personel të plotë të kujdestarive që janë gjatë ditëve të festave. Puna në Qendrën Urgjente po zhvillohet normalisht nga orët e mëngjesit, me çka dinamika është normale dhe puna zhvillohet pa ndërprerje të madhe. Do doja të bëja apel deri tek të gjithë qytetarët, të kujdesen në kohën e festave, mos ta teprojnë më ushqim, veçanërisht me alkoolin dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes së veturave”, tha Dean Zdravkovski, mjek në Qendrën Urgjente.

Pacientët të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë ditës së sotme më së shumti janë ankuar për lëndime trupore.

“Normal është numri i pacientëve që janë paraqitur në orët e para të mëngjesit, më së shumti janë me lëndime të gjymtyrëve të poshtme dhe sipërme dhe lëndime të kokës”, u shpreh Dean Zdravkovski, mjek në Qendrën Urgjente.

Zdravkoski tha se gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme presin një numër më të madh të pacientëve të cilët do të kërkojnë ndihmë mjekësore. Edhe nëpër oborret e klinikave vërehej një numër shumë i vogël i qytetarëve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button