10 lumenjte me te gjate ne bote

10 lumenjte me te gjate ne bote

Lumenjtë nëpër botë janë të shumtë por vetëm disa prej tyre njihen për sipërfaqe të mëdha ujore që shtrihen në distanca të largëta.

Nga pamjet me mahnitëse e deri tek ekosistemet më të pasura në planet, lumenjtë janë një tipar i rëndësishëm gjeografik. Disa prej lumenjve të gjendur në skaje të ndryshme të botës, janë të famshëm për sipërfaqen e madhe të tyre përveç faktit që ofrojnë pamje mahnitëse të peisazhit të tyre. Lumenjtë më të gjatë në botë janë të shumtë por ne jemi munduar të sjellim një listë me vetëm 10 prej tyre, të cilët kanë sipërfaqen më të madhe sipas një renditjeje të bërë për vitin 2018.

10. Lumi Amur/Heilong Jiang (2763 milje gjatësi)

I shtrirë përtej kufirit verilindor midis Kinës dhe Rusisë, lumi Amur është i dhjeti në renditje si lumi më i gjatë në botë. Ai ka një sipërfaqe prej 2763 milje dhe gjithashtu sipas emrit kinez që mban, Heilong Jiang, është quajtur lumi i dragoit të zi.

9. Lumi Kongo (2922 milje gjatësi)

Lumi i cili më parë është njohur edhe si lumi Zaire, Kongo shtrihet në një kthesë nëpër kontinentin Afrikan dhe ka një dallim si lumi i vetëm i cili përshkon dy herë ekuatorin. Ai është gjithashtu lumi më i thellë në Tokë, me rreth 700 këmbë thellësi në disa vende.

8. Lumi Paraná (3030 milje gjatësi)

Me vendodhje në Amerikën e Jugut, lumi Parana është një ndër lumenjtë më të gjatë në botë, si dhe i dyti më i gajtë në kontinentin Amerikan. Emri i tij është një shkurtim i shprehjes së dialektit të një fisi të vjetër të kësaj zone, që përkthehet ‘si det’.

7. Lumi Ob-Irtysh (3364 milje gjatësi)

Ob-Irtysh, i njohur edhe si lumi Ob, përfaqëson një nga tre lumenjtë e mëdhenj siberianë, së bashku me Yenisei dhe Lena. Ajo shtrihet nga malet Altay dhe rrjedh në Oqeanin Arktik.

6. Lumi i Verdhë/Huang He (3395 milje gjatësi)

I quajtur Lumi i Verdhë për shkak të ngjyrës së tij, që është rezultat i sasive të mëdha të sedimenteve në ujë, ky lumë masiv njihet edhe si Huang He. Pellgu i tij konsiderohet të jetë vendlindja e civilizimit të lashtë kinez, dhe ende mban vlerë të madhe për vendin, si praktikisht dhe simbolikisht.

5. Lumi Yenisei (3445 milje gjatësi)

Lumi Yenisei është lumi i katërt më i gjatë në botë dhe një nga lumenjtë që ofron pamjen më të bukur. Ai fillon në Mongoli, pas së cilës rrjedh përmes Siberisë dhe shkon drejt veriut deri në Oqeanin Arktik.

4. Lumi Mississippi (3902 milje gjatësi) 

I renditur si i katërti ndër lumenjtë më të gjatë në botë, Lumi Mississippi i përket katër kontinenteve të veçanta. Ky lum nuk kalon vetëm në Amerikën e Veriut por në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

3. Lumi Yangtze/Chang Jiang (3917 milje gjatësi)

Ky lum renditet i treti sipas sipërfaqes dhe gjatësisë së tij, dhe shtrihet nga origjina e tij që është Rrafshnalta Tibetiane deri në detin në lindje të Kinës, në Shangai. Lumi Yangtze gjithashtu i njohur si Chang Jiang është edhe lumi më i gjatë në Azi.

2. Lumi Amazon (4195 milje gjatësi)

Nëse jeni duke menduar se 4195 është një numër më i madh se 4160, nuk jeni të vetmit pasi ka një debat prej vitesh mbi faktin nëse është Amazon apo Nile lumi më i gjatë në botë, megjithëse Rekordi Botëror i Guinness i përket këtij të fundit. Kjo është për shkak se si përcaktohet mega-lumi i Amerikës së Jugut dhe nëse lumi Pará përfshihet teknikisht. Në të dyja rastet, lumi Amazona pretendon të jetë lumi më i madh në aspektin e vëllimit të ujit, duke tejkaluar shumë Nilin.

1.Lumi Nile (4160 milje gjatësi)

Shtrirja e tij në të gjithë Afrikën verilindore, bëjnë që Nili të konsiderohet si lumi më i gjatë në botë. Edhe pse shumë njerëz e lidhin atë së pari me Egjiptin, ai gjithashtu kalon përmes Ugandës, Etiopisë, Kenias, Tanzanisë, Ruandës, Republikës Demokratike të Kongos, Eritresë, Burundit, Sudanit dhe Sudanit të Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button