10 orë në Tiranë, zbardhet axhenda e Blinken, takime me Begajn dhe Ramën

10 orë në Tiranë, zbardhet axhenda e Blinken, takime me Begajn dhe Ramën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e Antoni Blinken në Tiranë.

Vizita e tij 10 orëshe pritet të startojë të enjten në orën 11:00 kur do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe nga ku do të nisë edhe turin e takimeve.

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama pritet të jenë zyrtarët më të lartë shtetëror të cilët do të zhvillojnë takime kokë më kokë me kreun e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku mesazhet që do të jepen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës gjatë një deklarate të përbashkët ndërmjet Ramës e Blinken.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

Axhenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button