​10 shtator – Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

​10 shtator - Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

Dhjetë shtatori është përcaktuar si dita botërore e parandalimit të vetëvrasjeve, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në mbarë botën se vetëvrasja mund të parandalohet. Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen kudo në botë si edhe në vendin tonë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit.

Sipas hulumtimeve relevante që bëhen nga organizata, grupe dhe studiues të ndryshëm, mendohet se rreth 3000 njerëz në mbarë botën kryejnë vetëvrasje brenda një dite. Rreth 20 të tjerë, mund të tentojnë t’i japin fund jetës së tyre përmes formave të ndryshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për çdo vit rreth 1 milion njerëz vdesin nga akti i vetëvrasjes.

Vetëvrasja është ndër 3 shkaqet kryesore të vdekjes për grupmoshën 15 – 44 vjeç në disa vende, dhe shkaku i dytë i vdekjeve për grupmoshën 10 – 24 vjeç.

Vetëvrasja, është një fenomen kompleks që rezulton si rrjedhojë e një ndërthurjeje të një sërë faktorësh, qofshin ata psikologjik, social, biologjik, kulturor dhe mjedisor. Në Evropë, çrregullimet mendore veçanërisht depresioni dhe çrregullimi i përdorimit të alkoolit, përbëjnë një faktor rreziku madhor për vetëvrasjen. Për këto arsye, identifikimi dhe trajtimi në kohë i problemeve të shëndetit mendor ka një ndikim tepër pozitiv edhe konsiderohet s’i një preventivë e rëndësishme./kp/

LEXO EDHE:

Back to top button