10 viktima nga përmbytjet në Itali, 3 të zhdukur, shtëpitë nën baltë

10 viktima nga përmbytjet në Itali, 3 të zhdukur, shtëpitë nën baltë

Në Pianello di Ostra, në rajonin e Ankonës në Itali, banorët po përpiqen të pastrojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Shirat e dendur të së enjtes u shndërruan në një ‘cunam’ që goditi rajonin duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Tre persona rezultojnë ende të zhdukur.

Banorët shprehen se u gjenden të papërgatitur përballë këtij fenomeni.

“Ne jetojmë në katin e parë dhe nga tarraca pamë këtë sasi të papritur uji që u rrit nga 50 cm në 1.4 metra në më pak se 10 minuta”, shprehet Gabriele, banor i Pianello di Ostra.

“Kur mbërritëm në mëngjes situata ishte vërtet dramatike brenda shtëpisë, ajo nuk është më e banueshme, hodhëm gjithçka që ishte brenda dhe nuk e di nëse dhe kur do të jetë e mundur të kthehemi të jetojmë këtu”, rrëfen Aurora, një tjetër banore.

Këto lloj përmbytjesh, të cilat po ndodhin gjithnjë e më shumë në të gjithë Evropën, e kanë kthyer ndryshimin e klimës një çështje të fushatës zgjedhore në Itali.

“Banorët e prekur flasin për nevojën e rindërtimit të sigurisë së mjedisit, pa sigurinë e mjedisit nuk ka mundësi që ata të qëndrojnë  e të jetojnë  këtu dhe që tani duan të largohen. Pra, të trajtosh problemin hidrogjeologjik do të thotë të trajtosh problemin e infrastrukturës, do të thotë të investosh, por mbi të gjitha do të thotë të trajtosh ndryshimet klimatike”, u shpreh Mario Draghi kryeministër në largim.

Në Cantiano, qyteti më i prekur, ranë 420 mm shi në vetëm pak orë, e barabartë me sasinë e reshjeve  që ranë në qytet në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button