10 vjet pasi vrau të dashurën, Pistorius lirohet me kusht

Ish-atleti paraolimpik, i cili i dha fund jetës së të dashurës së tij Reva Stenkamp, ​​do të lirohet nga burgu më 5 janar. Në një deklaratë të lëshuar pas një seance me dyer të mbyllura në burgun “Atteridgeville” (Pretoria), u raportua se “Departamenti i Shërbimeve Korrektuese (DCS) konfirmon lirimin me kusht për Oskar Leonard Carl Pistorius, në fuqi nga 5 janari 2024”.

Kanë kaluar 10 vjet e nëntë muaj që kur ish-sportisti, medalist i shumëfishtë i botës dhe Paraolimpikë, qëlloi me armë partneren natën e 14 shkurtit dhe i dha fund jetës./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button