108 shkelje të rregullave në trafik, 12 vozitës pa patentë shoferi

108 shkelje të rregullave në trafik, 12 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 108 gjoba, prej të cilave: 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për mosdhënien e përparësisë gjatë kalimit, 5 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, shkruan Alsat.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 3 për makina të paregjistruara, 9 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për vozitje në gjendje të dehur dhe 6 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button