11 arsye pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë

Pavarësisht se janë të vendosur në veri të kontinentit evropian, dhe megjithëse netët e tyre mund të zgjasin më shumë se ditët e tyre, dhe megjithëse ata kalojnë një pjesë të mirë të vitit në temperatura nën zero, finlandezët shpesh janë shpallur njerëzit më të lumtur në botë, dhe këtu janë 11 arsye pse është kështu.

Finlandezët kalojnë shumë kohë në natyrë.

Rreth 70 për qind e territorit të vendit është e mbuluar me pyje, kjo është ndoshta arsyeja pse finlandezët kënaqen të kalojnë kohë në natyrë. Të rrethuar nga pyjet dhe natyra, ata ndihen të qetë, dhe disa nga aktivitetet më të njohura janë shëtitjet e gjata dhe çiklizmi.

Pasuria e ujërave

Finlanda quhet edhe “toka e një mijë liqeneve”. Këto liqene janë rezultat i akullnajave që përfunduan 10,000 vjet më parë. Uji në liqenet finlandeze është i pastër dhe i shëndetshëm, kështu që finlandezët pinë ujë rubineti (ndërsa një pjesë e madhe e botës është e detyruar të pijë ujë në shishe), dhe pothuajse çdo restorant do t’ju ofrojë ujë falas në një enë, edhe nëse nuk e kërkoni.

Para për fëmijët

Prindërit finlandezë marrin 100 euro në muaj për çdo fëmijë dhe interesant është fakti se kjo “ndihmë për fëmijë” është e vlefshme derisa fëmija të mbushë shtatëmbëdhjetë vjeç. Disa njerëz i shpenzojnë ato para, por shumica e prindërve i lënë mënjanë dhe ua japin fëmijëve të tyre kur largohen nga shtëpia e familjes. Pra, nuk është e vështirë të kuptosh se si shumica dërrmuese e të rinjve finlandez kanë tashmë rreth 20,000 euro në llogarinë e tyre të kursimeve…

Pica më e mirë në botë

E gjithë historia nisi me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili në një rast, mes detit të gafave për të cilat njihej, arriti të deklaronte se nuk ishte adhurues i ushqimit finlandez dhe se nuk mund të krahasohej me ushqimin italian. Pasoja? Tre vjet më vonë, Finlanda arriti të fitojë një konkurs për prodhimin e picave, duke lënë pas Italinë dhe pica fituese u emërua Berlusconi.

Mbretërit e riciklimit

Finlandezët e kanë kuptuar prej kohësh se riciklimi është një domosdoshmëri dhe më shumë se 90% e mbetjeve riciklohen. Nëntë nga dhjetë shishe plastike mund të riciklohen, dhe përqindja është edhe më e lartë për shishet e qelqit.

Besimi tek policia

Qytetarët finlandezë i besojnë vërtet policisë. Besimi është mbi 90%, dhe besimi në institucionet e tjera shtetërore është gjithashtu në nivel të lartë.

Sporte të pazakonta

Aktivitete të tilla janë të vështira për t’u klasifikuar si sporte, por nuk është e lehtë as t’i vendosësh në ndonjë kategori tjetër. Duke hedhur celularët në distancë, duke mbajtur gra, duke kapur mushkonja, duke luajtur kitarë me ajër, finlandezët pak a shumë i kanë trashëguar dhe ushqyer të gjitha këto.

Të drejtat e internetit

Dhjetë vjet më parë, Finlanda u bë vendi i parë në botë që shpalli aksesin në internet një të drejtë themelore të njeriut. Qeveria më pas udhëzoi ofruesit e shërbimeve që shpejtësia e internetit duhet të jetë sa më e lartë dhe se duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë.

“Cafe Crazies”

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë, finlandezët janë të dytët në botë për konsumimin e kafesë për frymë.

Arsim falas

Që në moshë të re, fëmijët janë të fokusuar në mësimin e gjuhëve, kështu që në Finlandë shumica e banorëve flasin anglisht në mënyrë perfekte. Arsimi në shkolla dhe universitete është falas, dhe sistemi arsimor finlandez është një nga më të mirët në botë.

Fshati i Santa Claus

Një fshat i vogël në Lapland i quajtur “Joulupukki” mund të vizitohet gjatë gjithë vitit, madje Santa Claus finlandez ka një pasaportë, nga e cila mësojmë se ai është martuar dhe lindur “shumë kohë më parë”. Sipas kësaj, qytetarët finlandezë mesa duket “besojnë” në përralla, prandaj ndoshta jeta është një përrallë për shumë finlandez.

LEXO EDHE:

Back to top button