11 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

" "

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëntë prej tyre drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Bëhet fjalë për O.M. (26) dhe S.N. (30), të dy nga Shkupi, D.K. (26) nga fshati Jurumler, një 17-vjeçar nga fshati Studeniçan, K.D. (47) nga Gostivari, A.S. (18) nga Negotina, M.K. (46) nga Gjevgjelia, B.P. (36) nga Prilepi dhe K.D. (48) nga Manastiri.

Ndërkaq, J.T. (36) nga fshati Viniçan i Komunës së Gradskos dyshohet se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa F.G. (20) nga Koçani drejtonte automjetin pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

LEXO EDHE:

Back to top button