12 derra të egër bredhin rrugëve të Romës, ja si reagojnë qytetarët

Videot dhe fotot e publikuara nga një qytetar që tregojnë një “familje” me 12 derrkucë të egër që bredhin në mes të rrugëve në lagjen Monte Mario të Romës janë bërë “virale” në internet.

Derrat e egër ecin në rrugë, ndërsa makinat kalojnë shumë pranë tyre. Kohët e fundit, në Romë dhe rajonin e saj më të gjerë, prania e këtyre kafshëve është rritur ndjeshëm.

Javën e kaluar aktori italian Massimo Lopez zbuloi në internet se kur zbriti për të hedhur mbeturinat, një derr i egër e pa dhe filloi ta ndiqte.

Lopez u kthye menjëherë në hyrje të ndërtesës së tij të banimit, por, siç tha ai, ishte një përvojë stresuese.
E gjithë kjo po ndodh vetëm njëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve lokale në vend.

LEXO EDHE:

Back to top button