Ahmedi me Soligorskun, kampion të rinj në Bjellorusi

Valon Ahmedi është kampion i Bjellorusisë me skuadrën e Shakhtjor Soligors. Na javën e 27-të të kampionatit bjellorus, skuadra e 27-vjeçarit shqiptar fitoi 2-3 me përmbysje në fushën e Golemit, rezultat që e shpall matematikisht kampion, pasi diferenca mes kundërshtarët më të afërt, Bate Borisovin dhe Dinamo Minskun është 10 dhe 11 pikë.
Shakhtjor Soligorsi do të luajë edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, ndërsa rivalët e afërt vetëm tri.
Ahmedi në takimin e kësaj të mërkure u aktivizua në minutën e 58-të dhe asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Skavysh. Gjatë këtij sezoni, ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar 3 gola në 21 ndeshje.