126 gjoba në Shkup, 15 ndaj motoçiklistëve
126 gjoba në Shkup, 15 ndaj motoçiklistëve

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.09.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 126 gjoba, nga të cilat 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 15 gjoba iu shqiptuan drejtuesve të motoçikletave…
“Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk