13 të arrestuar në Nish, në mesin e tyre zyrtarë e pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë
13 të arrestuar në Nish, në mesin e tyre zyrtarë e pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë

Pjesëtarët e Ministrisë së Policisë në Serbi kanë arrestuar 13 persona në Nish.
Ata u prangosën nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kryerjes së detyrës nga pakujdesia.
Në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë lokalë, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe.
Dyshohet se ata, si anëtarë të Shtabit të Emergjencave të Qytetit të Nishit, kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme duke votuar për konkluzionet e Shtabit të Situatave Emergjente të Qytetit të Nishit, i cili i propozoi Kryetarit të Komunës të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në territoret e qytetit, sipas një rëndësie të veçantë, raporton N1.
Të dyshuarit do të dërgohen në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.
Ata dyshohet se i propozuan kreut të komunës nxjerrjen e vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territoret e bashkive të qytetit dhe dhanë urdhër për angazhimin e disa kompanive të caktuara.
Krejt këto akuza kanë të bëjnë me kryerjen e punëve të ndryshme ndërtimore – kryesisht ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, në territorin e qytetit të Nishit, duke zbatuar dispozitat e Ligjit për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e emergjencave.
Raportohet se situatat e sipërpërmendura nuk ishin emergjente.