13 viktima dhe 329 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga  3,045 teste të kryera janë regjistruar 200 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 329 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.091 raste, prej të cilëve183.227 janë shëruar, kurse 6.940 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6.924 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button