13 viktima dhe 472 raste të reja me COVID në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 13 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 472 raste të reja, nga 2 794 testime të kryera.
Gjatë orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 5 356 vaksinime anti Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.