135 gjoba në Shkup, 11 vozitës pa patentë shoferi

135 gjoba në Shkup, 11 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 135 vozitës, prej të cilëve: 8 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 11 masa për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 gjoba për vozitës fillestar, 10 për përdorim të telefonit dhe 3 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button