Hakohet llogaria e Presidentit Trump në Twitter, fjalëkalimi ishte “maga 2020”

Llogaria e Twiterit të Presidentit Donald Trump u hakua gjatë javës së kaluar, pasi një kërkues holandez me emrin Victor Gevers, ekspert sigurie, arriti të gjente passwordin e tij i cili rezultoi të ishte “maga2020”, ose ndryshe slogani i fushatës së tij presidenciale “Make America Great America 2020”. Kjo u bë e ditur në gazetën holandeze De Volkskrant. Sipas gazetës, Gevers ka pasur mundësi të ndërhynte në mesazhet e Presidentit Trump dhe të publikonte stause në llogarinë e tij. Megjithatë Twiter e ka hedhur poshtë një gjë të tillë duke thënë se: “nuk kemi parë asnjë të dhënë se llogaria e Presidentit Trump është vjedhur, siç raporton gazeta holandeze, bile ne përdorim masa shtrënguese për llogaritë e personave me influencë të lartë si në rastin e Presidentit Trum”, thuhet në reagimin zyrtar të Twiterit. .

LEXO EDHE:

Back to top button