14 shoferë janë privuar nga liria, 7 prej tyre vozisnin pa patentë
Ministria e Punëve të Brenshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
“Prej tyre, shtatë (dy në Shkup, dy në Rosoman dhe dy në Kumanovë, dhe një në rajonin e Kavadarit) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit janë privuar nga liria pesë shoferë (në Kavadar, Sveti Nikollë, Negotinë, Gjevgjeli dhe në autostradën Veles–Gradsko), ndërsa dy shoferë për shkak se kanë drejtuar në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë”, njoftojnë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse./Alsat.mk.








