Autoritetet serbe kanë nisur evakuimin e një pjese të lagjes Palilula në Beograd, pas zbulimit të një bombe gjermane të Luftës së Dytë Botërore në një kantier në rrugën Poenkareova.
Bëhet fjalë për një bombë avioni që peshon rreth 250 kilogramë dhe përmban rreth 130 kilogramë material shpërthyes. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, bomba ka edhe fitil elektronik.
Për shkak të rrezikut, banorët brenda një rrezeje prej 150 metrash duhet të evakuohen, ndërsa qytetarët në zonën më të gjerë të rrezikut janë paralajmëruar për masat e sigurisë.
Asgjësimi i bombës është planifikuar për të dielën, 4 tetor, në orën 06:00, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa të shtuara sigurie gjatë operacionit.








