14 të vdekur nga shembja e një pallati në Egjip

14 të vdekur nga shembja e një pallati në Egjip

Të paktën 14 të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci nga shembja e një blloku apartamentesh në provincën e Assiut, në pjesën jugore të Egjiptit.

Ndërtesa trekatëshe u shemb të hënën në rrethana ende të pashpjegueshme dhe ekipet e shpëtimit kërkuan për njerëzit e bllokuar në rrënoja për më shumë se 24 orë.

Guvernatori i provincës, Essam Saad, ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka kërkuar nga agjencitë përkatëse që të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të paguar sa më shpejt dëmshpërblimet dhe për të mbështetur të lënduarit dhe familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

Ai siguroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes.

“Shtëpitë fqinje u kontrolluan për të vërtetuar sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij, në të cilin theksohet se disa objekte që u konstatuan se kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga shembja e pallatit trekatësh janë evakuuar për arsye paraprake.

LEXO EDHE:

Back to top button