144 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

144 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 144 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 17 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të transportit publik, 5 për vozitësit fillestar, 3 për makina të paregjistruara dhe 3 të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button