Botas niset i pari në “Imola”, aty ku humbi jetën Sena

Pas 14 vitesh, Formula 1 rikthehet në pistën “Imola”, vendi kur 26 vjet më parë humbi jetën legjendari Airton Sena. Ai konsiderohet si një nga garuesit më të mirë dhe më me ndikim në Formula 1.

Gjatë karrierës së tij në F1, braziliani kishte fituar tri kampionate dhe miliona zemra në të gjithë botën. Mirëpo 26 vjet më parë, legjenda e Formula 1 pësoi një aksident të tmerrshëm në garën e Imola, kur humbi kontrollin e makinës dhe u largua nga pista në shpejtësi prej 185 km/h, duke u përplasur në pengesën e betonit, ku edhe humbi jetën braziliani.

Në kualifikimet e mbajtura në ditën e shtunë, është Valteri Botas i skuadrës “Mercedes” që siguroi ‘Pole Position’, duke lënë pas kampionin në fuqi, britaniku Luis Hamilton. Maks Verstapen nga skuadra e “Red Bull” vjen nga pozita e tretë, në një garë që pritet të jetë spektakolare.

LEXO EDHE:

Back to top button