17 tetor 1933, duke ikur nga nazistët, Ajnshtajni u transferua në Shtetet e Bashkuara

Si hebre nga lindja, Ajnshtajni e gjeti veten në shënjestër të nazistëve që donin të pastronin Gjermaninë nga pakicat, veçanërisht hebrenjtë.
Pasi u refuzua të bëhej shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, shkencëtarit të famshëm i erdhi ftesa për t’u bërë profesor në Institutin Princeton në Nju Xhersi, SHBA.
Më vonë, i njëjti institut u bë shtëpia e një numri të madh shkencëtarësh refugjatë nga Gjermania naziste. Jon von Neumann, Kurt Gödel dhe Bruria Kaufmann janë disa nga më të famshmit.
Ajnshtajni qëndroi në Princeton deri në vdekjen e tij në 1955, duke u bërë shtetas amerikan në vitin 1940.