172 gjoba në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

172 gjoba në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 172 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 të tjera për mosrespektim të përparësisë gjatë kalimit dhe 4 gjoba për tejkalim të parregullt. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button