18 tajlandezë të vrarë nga sulmi i Hamasit në Izrael
18 tajlandezë të vrarë nga sulmi i Hamasit në Izrael
Numri i tajlandezëve të vrarë në sulmin masiv të Hamasit në Izrael ka shkuar në 18.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i këtij shteti, Parnpree Bahiddha-nukara.
Dje BBC raportoi që 12 tajlandezë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë kidnapuar nga militantët e Hamasit.
Një zëdhënës i ministrisë ka thënë që po kërkojnë nga Izraeli që të ndihmojë në lirimin e tajlandezëve të marrë peng.