18 vjeçari i thot “Jo” skuadrës së Real Madridit

Eduardo Kamavinga, i cili përflitet prej muajsh se do të përfundojë te Real Madrid, i ka cilësuar të gjithë këto zëra si spekullime mediash dhe ka ndër mend të qëndrojë në skuadrën e tij aktuale. Mesfushori i Ren-it, të cilin përveç madrilenëve e kërkojnë edhe Bajern Munihu e PSZH. Drejtori sportiv i Ren-it, verën e kaluar tha se nuk do ta shiste një futbollist të tillë as për 80 milionë euro, por kontrata e tij mbyllet në vitin 2022. Kamavinga ka përgënjeshtruar gjithçka sa i përket një largimi të mundshëm, duke i hapur rrugë klubit për rinovimin e marrëveshjes mes palëve.

A mund të zgjas kontratën? Po.

A e dua një gjë të tillë? Po.

Çfarë e pengon? Nuk e di, di që ka negociata.

Nëse dëshroni të flisni për këtë çështje, ja ku është babai im. Jeni ju gazetarët që shkruani se unë do të largohem, unë për vete jam 100% i fokusuar te klubi”, tha Kamavinga para gazetarëve, duke bërë të qartë se nuk po planifikonte largimin nga klubi francez.

LEXO EDHE:

Back to top button