19 shoferë privohen nga liria, shumica vozisnin pa patentë shoferi

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, policia ka privuar nga liria 19 shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas autoriteteve, 16 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, mes tyre edhe një i mitur. Dy shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër është kapur duke vozitur me shpejtësi mbi kufirin e lejuar.

Rastet janë evidentuar në disa qytete të vendit. Tetë shoferë janë ndaluar në Shkup, nga dy në Tetovë dhe Kumanovë, si dhe nga një në Prilep, Manastir, Makedonski Brod dhe Çashkë për drejtim pa patentë shoferi. Ndërkohë, në Prilep dhe Ohër nga një shofer është ndaluar për drejtim nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Gjevgjeli një person është privuar nga liria për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit ose gjatë kohës kur kanë masë ndalimi, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button