193 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup
193 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 193 gjoba, prej të cilave: 64 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 6 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 16 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve dhe 10 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. /Alsat.mk