196 gjoba në Shkup, 66 për vozitje të shpejtë

196 gjoba në Shkup, 66 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa, nga të cilat 66 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar tetë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 masa për rirreshtim të paligjshëm, gjashtë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor i kuq…

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button