197 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

197 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 197 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 55 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për vozitje pa patentë shofer, 13 parakalim të kundërligjshëm të automjeteve.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se janë vendosur edhe katër gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe katër për kalim në semafor të kuq.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button