199 shkelje në trafik për 24 orë vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, shkruan Alsat. Prej tyre: 33 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 41 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 17 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 37 të tjera për parkim të parregullt./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button