2 të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci paraprak i shpërthimit të fundit në Kabul

Një tjetër shpërthim është dëgjuar para pak minutash në kryeqytetin afgan, Kabul. Siç raporton televizioni “Al Arabiya” ku ka postuar disa foto shihet qartë shpërthimi pranë aeroportit dhe njerëz që largohen nga të gjitha anët. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dy të vdekur dhe tre të plagosur. Disa dëshmitarë bëjnë të ditur se një predhë është lëshuar në zonën rezidenciale të Khajeh Baghra, jo shumë larg aeroportit. Shumë video po qarkullojnë në internet nga ky shpërthim i fundit, por nuk ka ende informacione zyrtare. Sipas mediave lokale në këtë shpërthim janë përfshirë gra dhe fëmijë.