2 viktima dhe 66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 66 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.