20%-shi, Snopçe nuk mendon si Taravari-S’mund të flasim për kushtëzime!

20%-shi, Snopçe nuk mendon si Taravari-S'mund të flasim për kushtëzime!

Sonte në Programin 200, Halil Snopçe i pyetur për 20%-shin dhe deklaratën e Taravarit i cili tha se nuk do të jap mbështetje blanko për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë dhe do të kërkojë zëvendësimin e 20%-shit, ai tha se kjo do të jetë kërkesë, e jo kushtëzim, pasi sipas tij në këtë fazë ASH-ja nuk  mundë të flasë për kushtëzime, pasi që nuk dihet se si do të jenë rrethanat.

“Nuk mundë të flasim për kushtëzime, pasi që nuk e dijmë se a do të varet ekskluzivisht nga ASH-ja, votimi i ndryshimeve kushtetuese. Ato duhet të bëhen për hirë të rrugëtimit tonë europian”, tha Snopçe.

Por, ai insistoi se ASH-ja bazohet deklaratave të ish kryeministrit Zaev i cili kishte thënë se në hapjen e rradhës së kushtetutës do të hiqet edhe 20%-shi, poashtu Snopçe tha se edhe kryetari i VMRO-së, Mickoski e ka thënë të njejtën gjë, prandaj nuk ka arsye pse të mos kërkohet zëvendësimi i këtij togfjalëshi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button