200 milionë doza të vaksinës së Oxfordit deri në fund të vitit

Rreth 200 milionë doza të vaksinës së zhvilluar nga Universitetit i Oxford-it do të jenë të disponueshme në botë deri në fund të vitit 2020 dhe prodhimi do të arrijë në 700 milionë në muajin mars, deklaroi në një videokonferencë Pam Cheng, zëvendëspresidenti i gjigantit farmacuetik AstraZeneca, partner i Universitetit britanik me Irbm të Pomezia.

Së bashku me drejtuesit Pascal Soriot ai theksoi se përmes një rrjeti prej 20 qendrave të prodhimit në të gjithë botën, në vitin 2021 do të jetë e mundur prodhimi i 100-200 milionë dozave në muaj për tregun ndërkombëtar.

Britania e Madhe ka rezervuar tashmë 20 milionë doza të prototipit të Oksfordit deri në fund të vitit, dhe 70 milionë të tjera deri në pranverë.

“Rezultati i eksperimentimit mbi kandidatin e vaksinës të zhvilluar nga Universiteti britanik i Oxford-it në partneritet me gjigantin farmaceutik AstraZeneca dhe me bashkëpunimin e italianit Irbm të Pomezias “është emocionues” dhe do të thotë që produkti do të jetë në gjendje të shpëtojë shumë jetë njerëzish”, theksoi profesor, Andrew Pollard, përgjegjësi provave në emër të Universitetit të Oxford-it.

LEXO EDHE:

Back to top button