200 milionë yje në fotomozaikun e galaktikës Andromeda
200 milionë yje në fotomozaikun e galaktikës Andromeda

200 milionë yje në një fotomozaik të Galaktikës Andromeda, më i gjeri i realizuar deri tani. Imazhet janë shkrepur nga teleskopi Hubble përgjatë 10 viteve të fundit, gjatë të cilëve ka marrë mbi 600 foto tashmë të mbledhura në 2.5 miliardë piksel.
Sipas Esas, Agjencisë Hapësinore Evropiane, puna voluminoze ishte mjaft sfiduese, edhe për shkak të largësisë së kësaj galaktike, e cila edhe pse pranë nesh, ka një distancë prej 2.5 milionë vitesh dritë, dhe në dimensione shumë e ngjashme me Rrugën e Qumështit.
Për realizimin që u ekzekutua në dy programe të veçanta e të ndara vrojtuese, janë nevojitur një mijë orbitime të teleskopit hapësinor përreth Tokës.
Gjithsesi, Hubble është në gjendje të arrijë të kapë vetëm yje me të ndritshëm sesa Dielli ynë, çka do te thotë se popullsia yjore e Andromedës është shumë e lartë se 200 milionë.
Ajo përbëhet nga rreth një mijë miliardë yje, por kapacitetet e deritanishme nga Toka janë të tilla.